Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin/ Plagoset drejtuesi i një motoçiklete

Mësohet se drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

1 Korrik 2025, 16:57 Nga E. D
Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin/
foto ilustruese

SHËNGJIN- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shëngjin, pranë zonës së njohur si Knalla. Mësohet se drejtuesi i një motoçiklete ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi mbeti i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ka nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit. 

aksident ne shengjin

Sondazh

Poll