Bota

Zgjedhjet Rajonale në Itali/ Humbje e fortë për Salvinin fiton Qendra e Majtë në ‘Emiglia Romagna’

27 Janar 2020, 10:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet Rajonale në Itali/ Humbje e fortë për Salvinin fiton

ITALI– Ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet rajonale në Itali, ku në Rajonin e ‘Emilia-Romagna’ kandidati i majtë Stefano Bonaccini i PD, është shpallur lider me një  fitore të thellë me mbi 51 përqind të votave duke lënë pas kandidatin kundërshtar të  Lega-s së Matteo Salvinit, Lucia Borgonzoni.

Kjo ishte një humbje shumë e madhe për Salvinin. Me këtë rezultat të zgjedhjeve, ‘5 Yjet’, është tashmë një forcë politike e pafuqishme.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve ka vënë në dyshim jo vetëm rolin e Contes por edhe fatin e palës së majtë.

Nga parashikimet kandidati Lucia Borgonzoni, do të fitonte 45% të votave, bazuar në numërimin e 38% të votave.

Këto ishin zgjedhjet më të ndjekura të këtij rajoni në të gjithë Italinë, e ndërsa nga ana tjetër Salvini është munduar të luftojë kundërshtarët.

Gjatë ditëve të fushatës, Silvio Berluskoni i bëri thirrje elektoratit për ndryshime dhe ekuilibra të rinj, ndërsa Salvini foli për dëbimin e emigrantëve.

Giorgia Meloni u bëri apel votuesve që të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Partia Demokratike në ‘Emilia-Romagna’ është kthyer në partinë e parë me 34.6 përqind të votave, një rekord që ishte ‘vjedhur’ nga ‘Lidhja për Europianët’ dhe nga ‘5 Stelle’ në vitit 2018. Më pas renditen Lega e Salvinit me 31.9% dhe ‘Fratelli d’Italia’ me 8.6 përqind.

‘Forza Italia’ pati gjithashtu një rezultat edhe më të keq, me vetëm 2.59%.

Kurse në Kalabri, të djathët ruajtën pozicionet e tyre pas fitores së kandidatit të Forca Italia, Jole Santelli, i cili ka siguruar më shumë se 55 përqind të votave, ndërsa janë numëruar 1,973 qënda votimi nga 2,420 në total. Edhe në këtë rajon si dhe në Emilia-Romagna, Lëvizja 5 Stelle ka pësuar humbje dërmuese.

Burimi: Telegraph 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota conte lucia borgonzoni mateo salvini stefano bonaccini i pd zgjedhjet rajonale në itali conte lucia borgonzoni mateo salvini stefano bonaccini i pd zgjedhjet rajonale në itali

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2020, 08:57

Putini po ngutet, Putini ka frikë?

MOSKË– Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron P...