Aktualitet

Abuzoi me vajzën e tij të mitur që kur ishte 5 vjeç, ky është babai 36-vjeçar i vënë në pranga në Fier (FOTO+EMRI)

Nëna e vajzës 12-vjeçare, Juela Meta është shprehur se ngjarjen e kishte marrë vesh në polici ndërsa shton se burri i saj duhet të kalbet në burg për atë që ka bërë.

1 Korrik 2025, 11:29 Nga N.F
Abuzoi me vajzën e tij të mitur që kur ishte 5 vjeç, ky
Zamir Meta

FIER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit. Një babai 36-vjeçar në fshatin Sheqishtë ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. 36-vjeçari, Zamir Meta është vënë në pranga nga policia.

Personi që shihni në foto është babai dhe abuzuesi i vajzës së mitur. Nëna e vajzës 12-vjeçare, Juela Meta është shprehur se ngjarjen e kishte marrë vesh në polici ndërsa shton se burri i saj duhet të kalbet në burg për atë që ka bërë. Gjithashtu tha se vajza nuk i ka treguar asnjëherë për këtë, por ishte gjithë kohën e acaruar me vëllezërit dhe motrat.

Juela ka treguar se vajza ka deklaruar në polici, se i ati e kishte përdhunuar që kur ishte 5 vjeç. E mitura aktualisht është marrë nga shteti për trajtim, pasi kishte kaluar në depresion. Familja Meta kishte ardhur nga Gjermania para 20 muajve pasi kishin qëndruar pesë vjet atje.

 

zamir meta

Sondazh

Poll