Aktualitet

"24 vatra u raportuan në 24 orë", Ministria e Mbrojtjes: Nivel i lartë rreziku për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier!

Sipas njoftimit të ministrisë zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në Fier

1 Korrik 2025, 10:55 Nga N.F
"24 vatra u raportuan në 24 orë", Ministria e Mbrojtjes:
Foto

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 24 vatra zjarri. Ministria thekson se vatrat e zjarrit janë shuar të gjitha. Vatrat janë evidentuar në bashkitë e Vlorës, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Rrogozhinës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Lezhës, Kurbinit dhe Hasit.

Sipas njoftimit të ministrisë zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 9 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte si dhe 200 rrënjë ullinj në vatrën e evidentuar në fshatin Frakull, në Fier. Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur "Mali i Kolajt", Velipojë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në të gjitha operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 32 automjete zjarrfikëse dhe 223 forca operacionale. Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

zjarr ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll