1 Korrik 2025, 09:37
Nga N.F
Foto
SHKODËR- Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Shkodër. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi në mjeti i janë gjetur armë dhe drogë.
Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit gjatë kontrollit në makinë iu gjetën dhe sekuestruan 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”. Sekuestrohen 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje.
Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç. Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
arrestohet 42-vjeçari ne shkoder
Aktualitet
1 Korrik 2025, 08:24
r.ll
fisheket e sekuestruar
GREQI- Një organizatë kriminale që vepronte në Kretë dhe Greqinë veriore, duke imp...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 08:14
r.ll
foto nga vlora
VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri. Flakët janë konstatuar...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 07:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partnerët e huaj, humbje të ardhurash ...
Aktualitet
1 Korrik 2025, 07:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjat...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 22:25
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar detaje të reja mbi ngjarjen e Eduart Koboci, 27-vjeçari i cili u sulmuar me arm&...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 21:54
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës në vendgrumbullimin e inerteve ku hidhen dhe goma makin...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 21:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë mbrëmjen e sotmet të dhënat e raportuara në Qendrë...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 21:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përfshirë në një vorbull shkarkimesh. Mësohet se ...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 21:27
E. D
foto ilustruese
BERAT- Në Berat më 21 mars 2025, rreth orës 18:30 është përplasur një shtetase nga një makinë...
Aktualitet
30 Qershor 2025, 21:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një ish-punonjës i Policisë së Shtetit që punonte si i infiltruar tregon për emisionin &l...