Aktualitet

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Flakët janë konstatuar në orët e mbrëmjes së djemshme nga qytetarët, ndërkohë që një re e zezë tymi shihet që ka mbuluar zonën.

1 Korrik 2025, 08:14 Nga r.ll
Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi
foto nga vlora

VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri. Flakët janë konstatuar në orët e mbrëmjes së djeshme nga qytetarët, ndërkohë që një re e zezë tymi shihet që ka mbuluar zonën.

Kjo është hera e disatë që zjarri përfshin fushën e mbetjeve brenda pak ditësh. Vlora është në pikun e sezonit turistik, ku dhe numri i pushuesve është shumë i lartë.

Ndërkohë zjarri që përfshin vendgrumbullimin e mbeturinave sjell një pasoja ekonomike, sociale dhe shëndetësore tek qytetarët.

 

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll