Aktualitet

E rëndë në Londër/ Pema zë poshtë 5 fëmijë shqiptarë në një park lojrash, humb jetën 7-vjeçarja, motra e saj në gjendje kritike (EMRI+FOTO)

Nga ky incident i rëndë mësohet se një vajzë tjetër 6-vjeçare e familjes Ruka ndodhet në gjendje kritike. Tre fëmijët e tjerë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë më të lehta.

1 Korrik 2025, 09:47 Nga N.F
E rëndë në Londër/ Pema zë poshtë 5
Vajza shqiptare

LONDËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër ditën e shtunë ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë shqiptare. Mësohet se 7-vjeçarja Leona Ruka së bashku me 4 fëmijë të tjetë shqiptarë u zunë poshtë nga një peme që u rrëzua në një park publik.

Ngjarja ndodhi në Chalkwell Park, në qytetin e Southend-on-Sea, pak para orës 15:00, ku sipas dëshmitarëve, një pjesë e madhe e pemës u shemb papritur mbi një grup fëmijësh që po luanin pranë.

Personat e pranishëm reaguan menjëherë duke u përpjekur të ngrinin pemën me duart e tyre për të shpëtuar fëmijët. Nga ky incident i rëndë mësohet se një vajzë tjetër 6-vjeçare e familjes Ruka ndodhet në gjendje kritike. Tre fëmijët e tjerë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, me plagë më të lehta.

Për familjen e viktimës është kërkuar ndihmë dhe është krijuar një GoFundMe. Fondet do të përdoren për shpenzimet e funeralit, mbështetje për familjen, si dhe për shpenzimet spitalore për vajzën tjetër të familjes Ruka e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

humb jeten 7-vjecarja ne londer

Sondazh

Poll