Aktualitet

Rrezikon regjimin 41 Biss/ Telefoni i Laert Haxhiut sillet në laboratorin digjital të SPAK, çfarë do zbulojnë bisedat?

Telefoni u gjet të mërkurën gjatë një kontrolli që u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB). 

1 Korrik 2025, 09:52 Nga r.ll
Rrezikon regjimin 41 Biss/ Telefoni i Laert Haxhiut sillet në laboratorin
laert haxhiu

TIRANË- Telefoni që u gjet në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e Drenovës është sjellë në laboratorin digjital të Prokurorisë së Posaçme. Ai do të kontrollohet për të zbuluar se me kë ka komunikuar, Haxhiu i cili është dënuar me burgim të përjetshëm. Pas kësaj për Haxhiun mund të kërkohet edhe izolimi i tij në regjimin e ashpër 41 Biss.

Telefoni u gjet të mërkurën gjatë një kontrolli që u krye pas një informacioni të siguruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion (SHKB). Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme ndërhynë në qelinë e Haxhiut dhe sekuestruan telefonin celular.  Laert Haxhiu, akuzohet si autori i Masakrës së Lushnjes. Haxhiu u ekstradua më 3 korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj.

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

laert haxhiu burgu i drenoves spak

Sondazh

Poll