Politike

Asistenca para anëtarësimit, qeveria miraton marrëveshjen financiare me Bashkimin Evropian

Bëhet me dije se vendimi synon forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim.

30 Qershor 2025, 20:16 Nga M.B
Asistenca para anëtarësimit, qeveria miraton marrëveshjen
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria ka miratuar sot në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2024. Kjo është pjesë e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).

Bëhet me dije se vendimi synon forcimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim. Kështu, aarrëveshja përcakton mbështetjen financiare të BE-së për projekte zhvillimore, reforma institucionale dhe nisma.

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PLANIN VJETOR TË VEPRIMIT NË FAVOR TË SHQIPËRISË PËR VITIN 2024, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, në lidhje me planin vjetor të veprimit në favor të Shqipërisë për vitin 2024, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

keshilli i ministrave

Sondazh

Poll