Politike

Kryeministri i Kosovës konfirmoi pjesëmarrjen/ Takimi dyditor BE-BP për Planin e Rritjes bën bashkë Kurti dhe Vuçiç

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok.

30 Qershor 2025, 20:01 Nga E. D
Kryeministri i Kosovës konfirmoi pjesëmarrjen/ Takimi dyditor BE-BP
Albin Kurti dhe Aleksander Vucic

SHKUP- Shkupi do të presë sot dhe nesër, takimin mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Në takim do të jetë e pranishmë komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos. Bisedimet në takimët që do të zhvillohen do të përqendrohen në përshpejtimin e zbatimit të Planit evropian të Rritjes për këtë rajon. 

Udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe komisionarja Kos do të përqendrohen në reformat kyç për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes dhe të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate për anëtarësim në BE para pranimit të tyre në bllok.

Sipas raportimeve, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për shtetet e rajonit që po përgatiten për anëtarësim në BE dhe gjatë takimit, pjesëmarrësit do të rishikojnë përparimin dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

Ky takim siç duket do të përballë Kryeministri në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç, të cilët do të jenë ndër folësit e këtij samiti. Gjithashtu mbrëmjen e sotme, Kryeministri Hristijan Mickoski pret një darkë formale me liderët e rajonit dhe zyrtarët evropianë në “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë në një darkë paralelisht në të njëjtin ambient.

 

aleksander vucic albin kurti

Sondazh

Poll