30 Qershor 2025, 19:23
Nga M.B

TIRANA- Përfaqësues nga shteti turk kanë kërkuar nga Shqipëria të mos avancohet me idenë e krijimit të një shteti bektashi teksa sipas raportimeve në media kërkesa ka mbërritur në Tiranë përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë. Mësohet se Oktay këtë të hënë nisi një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish nga Turqia.
Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linj me opozitën shqiptare. Bëhet me dije se edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen.
Nga ana tjetër, Kuvendi ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe prespektiva euroatlantike e Kosovës.
"Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Fuat Oktay, dhe anëtarët e Komisionit që e shoqëronin. Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku
Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë", thuhet në njoftim.
Lajmin për idenë e krijimit të një shteti brenda shtetit e dha kryeministri Edi Rama në një intervistë për "New York Times" në muajin shtator 2024. Kjo e fundit shkruante se kryeministri Edi Rama dëshiron tu japë anëtarëve Bektashinj, enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.
Shteti është menduar të krijohet në Tiranë dhe do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollonte territorin dhe do të lejonte alkoolin, t'i lejonte qytetarëve të veshinin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla. Në kryeministri Rama asokohe tha se qëllimi i tij është të jetë i fortë për të promovuar një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.
sheti bektashi
Politike
30 Qershor 2025, 19:04
M.B
Foto nga komisioni
TIRANA- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri prezantimin e projektligjit “Për adminis...
Politike
30 Qershor 2025, 18:39
E. D
Genci Gjokutaj
TIRANË- Avokati Genci Gjokutaj ka shpjeguar mbi zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj Jamambër Malltezit dhe kre...
Politike
30 Qershor 2025, 18:33
M.B
Foto nga ceremonia
VATIKAN- Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë. I ...
Politike
30 Qershor 2025, 18:23
M.B
Jonathan Moore
TIRANA- Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mir&eum...
Politike
30 Qershor 2025, 18:03
M.B
Nënshkrimi i marrëveshjes
TIRANA- Nga data 1 korrik 2025, ditën e nesërme, hyn në zbatim marrëveshja dypalëshe...
Politike
30 Qershor 2025, 17:58
E. D
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zg...
Politike
30 Qershor 2025, 15:32
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale një autointervistë ku fl...
Politike
30 Qershor 2025, 14:30
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në një deklaratë p&eu...
Politike
30 Qershor 2025, 14:03
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në...
Politike
30 Qershor 2025, 12:36
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë mbrëmjen e sotme në nj&eu...