Bota

81 viktima dhe mbi 2700 të prekur nga virusi/ Koronavirusi shumë pranë Shqipërisë, merren masat edhe në vendin tonë, mjek

27 Janar 2020, 09:34 Nga DOSJA
81 viktima dhe mbi 2700 të prekur nga virusi/ Koronavirusi shumë

KINË– Qeveria kineze ka marrë masa ndaj  kësaj gjendjeje alarmante ku numri i të prekurve shtohet çdo ditë e më tepër, ndërsa raste të virusit janë përhapur edhe në Evropë.
Janë izoluar më shumë se 10 qytete me popullsi shumë të madhe në të gjithë Kinën, për të shmangur sa më shumë përhapjen e këtij virusi.

Për shkak se ky virus është përhapur edhe në Europë, madje deri në Itali, paniku tashmë është global dhe për këtë arsye për të evidentuar nga afër situatën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shkuar vetë në  Kinë.

Mendohet se ky virus është përhapur së pari në qytetin e Whanit, ku spitalet, rrugët bizneset dhe të gjithë banorët janë izoluar në mënyrë që të mos përhapet më shumë. Megjithatë, duhet theksuar se janë publikuar disa versione se nga kush u përhap virusi dhe kush është burimi. Sipas ekspertëve u tha se virusi është përhapur nga infeksionet e tregjeve të mishit, të ushqimeve si gjarpëri, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Por një tjetër zbulim tregoi se ky virus është krijuar nga vetë qeveria kineze në një laborator në Whan.

Ndërkohë që situata përkeqësohet në Kinë, si në numrin e të prekurve,ashtu edhe të viktimave. Vende të tjera të botës po marrin masa që të kenë situatën nën kontroll pas këtij rasti tragjik.

Edhe në aeroportin e Tiranës janë bërë kontrolle të pasagjerëve, por asnjë qytetar kinez nuk është identifikuar me virus.

Ndërsa minsitrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është shprehur se një vend si Shqipëria është me një rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i  identifkuar në Wuhan të Kinës.

Ndërsa mjeku shqiptar në Pekin ka thënë se nuk ka vend për panik, dhe u ka bërë thirrje familjeve të shqiptarëve në Kinë se të gjithë janë mirë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 81 te vdekur ne kine virusi ne kine 81 te vdekur ne kine virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2020, 08:57

Putini po ngutet, Putini ka frikë?

MOSKË– Ka kaluar më shumë se një javë nga propozimi i presidentit rus Putin për ndryshimet kushtetuese. Ekspertët thonë, se reforma e propozuar i siguron P...