Aktualitet

Arrestohet shqiptari dhe 2 grekë në Greqi, u kapën me 46 kg marijuanë në makinën e braktisur, shpallet në kërkim edhe nj

27 Janar 2020, 11:24 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari dhe 2 grekë në Greqi, u kapën me 46 kg

GREQI- Policia kufitare ka kapur 46 kilogram marijuanë në një makinë të braktisur në aksin Mavromat- Igumenicë në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Në këtë makinë janë gjetur 21 pako me marijuana, ndërsa pas verifikimeve që ka bërë policia greke është mësuar se 3 persona kanë deklaruar që makina është e vjedhur pasi, për shkak se nuk ishte në pronësi të tyre por e marrë me qera.

Ndërkohë ka rezultuar se kjo deklaratë ka qenë e rreme, duke qenë se është policia ka zbuluar se ishte një organizim i trafikantëve të drogës.

Për këtë ngjarje është arrestuar shqiptari Armandi Llazi Cobanka 47- vjeç, nga Fieri, dhe dy persona të tjerë me nënshtetësi greke. Pas arrestimeve, policia ka shpallur në kërkim Albion Kristo Hatia 39-vjeçar.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 46 kilogram marijuanë aksi mavromat- igumenicë arrestohet shqiptari 46 kilogram marijuanë aksi mavromat- igumenicë arrestohet shqiptari

Sondazh

Poll