Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Itali, dyshohet se ngjarja ndodhi për prishje pazaresh droge (EMRI+FOTO)

27 Janar 2020, 11:01 Nga DOSJA
Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Itali, dyshohet se ngjarja

Itali- Në Romë të Italisë është ekzekutuar me armë zjarri, 45-vjeçari shqiptar Gentian Kasa sapo doli nga banesa e tij. Mësohet se në drejtim të Kasës u gjuajt me 4 plumba,  të cilat e zunë në kokë dhe në gjoks.

Sipas hetimeve, 45-vjeçari e kishte pikasur autorin dhe tentoi të kalonte rrugen, por pa fat, katër plumba në trup dhe një në koke e lanë të vdekur përtokë.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte një person me precedentë penalë. Dyshohet se kjo ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve shqiptare të drogës, për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

“Il Messagerro” shkruan se ngjarja është një akt i mafies shqiptare, që ka zënë rrënjë në disa lagjet romane: Ponte Milvio, Primavalle, Ostia, San Basilio. Gentian Kasa ishte në përfundim të një dënimi për drogë dhe gjykata i kishte dhënë pjesërisht lirinë.

Burimi: ilmesagerro.it 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gentian kasa vritet shqiptari ne itali ekzekutohet gentian kasa vritet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll