Aktualitet

SPAK e mbingarkuar me dosje/ KLP pranon kërkesën e Arben Krajës, hap garën për dy hetues të tjerë, ja cilët kërkon kreu i Prokurorisë së Posaçme (EMRAT)

  • Mbledhja e KLP, miratohen caktimet e prokurorëve të përkohshëm në rrethe
  • Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranon kërkesën e drejtorit të Prokurorisë së Posaçme për shtimin e hetuesve. Dy emrat e propozuar nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja janë hetuesit Eloida Goxhi dhe Sotir Kllapi.
    Featured image of article: SPAK e mbingarkuar me dosje/ KLP pranon kërkesën e Arben Krajës, hap garën për dy hetues të tjerë, ja cilët kërkon kreu i Prokurorisë së Posaçme (EMRAT) Eloida Goxhi, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi
    Përditësuar:

    TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me shumice votash të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 2 vendeve vakante për hetues në Prokurorinë e Posaçme.  Njoftimi për vendet vakante si dhe kriterët që do të duhet të plotësojnë kandidatët do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit. Kërkesa për “forca shtesë” në SPAK, erdhi nga drejtusi i institucionit, Arben Kraja. Sipas Krajës, është e nevojshmë që në SPAK të komandohen edhe dy prokurorë të rinj për shkak të numrit të madh të dosjeve që janë nën hetim.

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, të dy e kanë kaluar ‘filtrin’ e Vettingut pa asnjë problem. Disa kohë më parë, ishte sërish Kraja, ai që kërkoi komandimin në SPAK të dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët e çuan në 10 numrin e hetuesve, nga 15 që është normalja për institucionin e sapokrijuar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë që 8 prokurorët e parë që u betuan për në SPAK janë: Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani. Gjatë mbledhjes së sotme të KLP-së, gjithashtu u emëruan edhe disa prokurorë e gjyqtarë të rinj në rrethe. Emërimet janë bërë të përkohshme. 

    (k.m/J.V/Dosja.al)

    Shto Koment