Aktualitet

Në kërkim për mashtrim, arrestohet 52-vjeçari në Krujë

27 Janar 2020, 09:46 Nga DOSJA
Në kërkim për mashtrim, arrestohet 52-vjeçari në

Krujë- Policia e Krujës ka arrestuar 52-vjeçarin  me inciale A.T pasi ishte shpallur në kërkim për “mashtrim”. Policia bën me dije se  52-vjeçari ishte  dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i Policisë:
Ndalohet një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin: A.T.,52 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019 e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi” Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjeçari në krujë arrestohet 52-vjeçari në krujë

Sondazh

Poll