Aktualitet

Rrëmbimi i Prengës, RENEA zbarkon në kompleksin luksoz të vëllezërve Hajri, prangos Leonardin, në kërkim ‘koka’ Alti

27 Janar 2020, 10:03 Nga DOSJA
Rrëmbimi i Prengës, RENEA zbarkon në kompleksin luksoz të

DURRËSLeonard Hajri është vënë në pranga nga forcat RENEA mëngjesin e sotëm në Shijak, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, në lidhje me pengmarrjen e Jak Prengës, i cili u rrëmbye vetëm 10 ditë më parë në Kamëz. Efektivë të shumtë të repartit RENEA kanë zbarkuar që prej orëve të para të mëngjesit në Shijak, në kompleksin “Golden” që rezulton të jetë në pronësi të dy vëllezërve, Altin dhe Emiljano Hajri dhe kanë vënë në pranga kushëririn e tyre, Leonardin.

Kapja e Altinit, të njohur ndryshe edhe si i forti i Shijakut nuk u bën e mundur sot, por ai u shpall në kërkim. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se Altini dhe Leonard Hajri, kushërinj të parë, dyshohet se janë autorët e pengmarrjes së Prengës. Ata dyshohet se e kanë rrëmbyer Jak Prengën dhe e kanë mbajtur peng brenda ambjenteve të kompleksin “Golden”. Kjo pasi kamerat e sigurisë të sekuestruara nga ky kompleks, kanë fokusuar Jak Prengën, i cili është nxjerrë me forcë nga një automjet dhe është futur brenda në kompleks.

Brenda këtij kompleksi u gjetën dhe u sekuestruan edhe tre armë zjarri, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga pengu. Nuk përjashtohet mundësia që Prenga të jetë vrarë nga dy anëtarët e fisit Hajri për pazaret e drogës mes tyre dhe vëllait të pengut. Më konkretisht, konlfikti mësohet se ka ardhur pasi vëllai i Prengës, nuk kishte dorëzuar në destinacion rreth 60 kg kokainë. Nga ana tjetër, duke mos pasur asnjë gjurmë të trupit, mendohet edhe që Prenga të jetë lënë i lirë pas një ujdie, dhe që ngjarjen po e lë të kalojë në heshtje.

Kjo na kthen pas edhe tek heshtja e familjes së Prengës. Më konkretisht e shoqja e pengut, Maria, u tha gazetarëve që gjithçka do të bëhet mirë, teksa këta të fundit kërkuan një prononcim për ngjarjen nga ana e saj. Në gjuhën e rrëmbimit, këto fjalë përkthehen si ‘Kodi i Heshtjes’, gjë që nënkupton se palët po bien në ujdi, dhe kjo gjë mund të ketë ndodhur. Gjithsesi, për të sqaruar me tepër situatën, mbetet të zbardhet dëshmia e Leonard Hajrit, të akuzuarit për rrëmbimin në Kamëz që shtangu vendin në mes të ditës.

Familja Hajri, më saktë, dy vëllezërit Altin dhe Emiljano, nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare dhe të përtej kufijve. Dy vëllezërit janë kosideruar si kokat e trafikut të drogës nga Afganistani drejt Italisë. Dosja.al solli edhe detaje mbi operacionin “Enigma” që shkatërroi grupin Hajri në vitin 2015, por që dy kokat shpëtuan. Emiljano u shpall në kërkim, e ndërsa për Altinin u pushuan hetimet. Dy vëllezërit zotërojnë një pasuri marramendëse në Shijak. Përveç kompleksit “Golden”, dyshja janë pronarë edhe të “Alt Oil 2008”, në fshatin Xhafzotaj. Në Shijak ata njihen për autoritetin dhe për ‘perandorinë’ e bizneseve që kanë krijuar.

 Jak Prenga u rrëmbye 10 ditë më parë në Kamëz nga persona të maskuar. Autorët e morën me forcë dhe u larguan në drejtim të paditur me një “Range Rover” të bardhë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Londër” në Kamëz, shumë pranë komisariatit të policisë. Ende asnjë gjurmë nga pengu. Automjeti u gjet i djegur në Shkallnur të Durrësit.

(f.g/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri emiljano hajri jak prenga leonard hajri renea në shijak altin hajri emiljano hajri jak prenga leonard hajri renea në shijak

Sondazh

Poll