Aktualitet

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Itali, dyshohet se ngjarja ndodhi për prishje pazaresh droge (EMRI+FOTO)

Gentian Kasa është shqiptari i cili u vra në Itali nga një atentat mafioz.
Featured image of article: Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Itali, dyshohet se ngjarja ndodhi për prishje pazaresh droge (EMRI+FOTO) Gentiana Kasa

Itali- Në Romë të Italisë është ekzekutuar me armë zjarri, 45-vjeçari shqiptar Gentian Kasa sapo doli nga banesa e tij. Mësohet se në drejtim të Kasës u gjuajt me 4 plumba,  të cilat e zunë në kokë dhe në gjoks.

Sipas hetimeve, 45-vjeçari e kishte pikasur autorin dhe tentoi të kalonte rrugen, por pa fat, katër plumba në trup dhe një në koke e lanë të vdekur përtokë.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte një person me precedentë penalë. Dyshohet se kjo ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh midis klaneve shqiptare të drogës, për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Il Messagerro” shkruan se ngjarja është një akt i mafies shqiptare, që ka zënë rrënjë në disa lagjet romane: Ponte Milvio, Primavalle, Ostia, San Basilio. Gentian Kasa ishte në përfundim të një dënimi për drogë dhe gjykata i kishte dhënë pjesërisht lirinë.

Burimi: ilmesagerro.it 

J.V/Dosja.al

  • 12:26

    I ekzekutuan burrin në mes të Romës/ Flet gruaja e Gentian Kasës: E gjeta të gjakosur, dëshironte të bënte një jetë të re

    Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Itali. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehur ai donte të bënte një jetë të re, ndryshe nga e kaluara e tij.

    “Burri im dëshironte të bënte një jetë të re. Ai ishte punëtor, ai kishte një precedent por ai donte të niste nga e para”, kështu është shprehur ajo para autoriteteve italiane. Ajo më tej ka treguar se e ka gjetur burrin e gjakosur në rrugë para banesës së saj.

     

Shto Koment