Politike

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Mbahet javën e ardhshme në Shkup takimi i liderëve BE-BP, e pranishme dhe Marta Kos

Të martën do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë panel do të flasin kryeministri Mickoski dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos, të cilët do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për media.

28 Qershor 2025, 14:45 Nga r.ll
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Mbahet javën e ardhshme
foto ilustruese

SHKUP- Një takim mes liderëvë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet të hënën dhe të martën në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 

Takimi do t'i kushtohet Planit të Rritjes për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa e pranishme do të jetë komisionerja europiane për zgjerim, Marta Kos. Kjo e fundit do të zhvillojë të hënën një takim me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski dhe do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve. 

 “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.”-thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Të martën do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari i kushtohet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë panel do të flasin kryeministri Mickoski dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos, të cilët do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për media.

Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave konkrete dhe mbështetje për zbatimin e Planit të Rritjes dhe në të do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të Bashkimit Evropian, organizata rajonale dhe partnerë ndërkombëtarë. Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi. 

plani i rritjes per ballkanin perendimor takimi be-bp

Sondazh

Poll