Politike

"Udhëtimi në Hagë i Ramës me avion privat u pagua nga Air Albania"/ Sa i kanë kushtuar shtetit fluturimet e kryeministrit?

Prej pesë vitesh, shpenzimet për udhëtimet zyrtare të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë “Air Albania”.

27 Qershor 2025, 23:01 Nga DOSJA
"Udhëtimi në Hagë i Ramës me avion privat u pagua nga
edi rama

TIRANË- Kryeministria ka reaguar sot lidhur me udhëtimin më charter të kryeministrit Edi Rama drejt Hagës, ku deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania.

Prej pesë vitesh, shpenzimet për udhëtimet zyrtare të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë “Air Albania”. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka bërë me dije se faturohet nga Air Albania për 25 orë fluturimi në vit dhe pjesën tjetër “marrësi i shërbimit e përfiton me tarifë zero”.

Por sa i kushton kompanisë “Air Albania” udhëtimet zyrtare të kryeministrit?

Hakerat e Homeland Justice publikuan në Telegran në vitin 2022, se kryeministri Edi Rama kishte udhëtuar 252 herë me avionin personal. Lidhur me këto udhëtime ka reaguar dhe opozita dhe ish-numri 2 i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj, të cilët janë shprehur se udhëtimet e Ramës për 2 vjet i kanë kushtuar shtetit 19 milionë euro shpenzime.

Ndërkohë qiraja e avionit “TC EMR”, model Gulfstream G IVSP VIP të përdorur nga Rama për udhëtimin në Hagë varion prej 6,500 dollarë deri në 7,500 dollarë për një orë. Duke e zgjeruar pagesën për fluturimin e plotë, kosto arrin disa dhjetëra mijëra dollarë vetëm për një udhëtim nga Tirana në Hagë dhe anasjelltas. Duhet kuptuar se “TC EMR” konsiderohet një markë e konfirmuar në fluturimet e luksit në aeroportet ndërkombëtare.

Edhe më parë, kryeministri ka udhëtuar me avionë privatë në vizitat zyrtare, por rasti i udhëtimit drejt Hagës është një përjashtim, që shenjon ndarjen e Ramës nga shërbimet e kompanisë Air Albania. Duhet thënë se TC-EMR nuk është në pronësi të qeverisë shqiptare. Ai është operuar nga Zafer Air, një kompani me bazë në Stamboll, e cila ofron këtë avion për përdorim charter.

Të dhënat e publikuara nga hakerat e Homeland Justice:

 

edi rama air albania

Sondazh

Poll