28 Qershor 2025, 09:52
Nga r.ll
ola xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me përgjigjen e kryeministrisë për udhëtimin me avion të kreut të qeverisë Edi Ramës drejt Hagës për samitin e NATO-s. Pasi Dosja.al publikoi pamjet e Ramës duke zbritur në Hagë nga avioni privat, kryeministria deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania.
Ndërkohë, Xama në postimin e saj, ka risjellë në vëmendje një deklaratë të Ramës, i cili është shprehur se ka lidhur një marrëveshje promocionale me kompaninë, ku Air Albania përfiton publicitet e klientelë, ndërsa kryeministri mbulon shpenzimet për udhëtimet luksoze. Sipas gazetares, pyetja që lind është përsë kreu i qeverisë nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje në Deklaratën Vjetore të Pasurisë dhe Interesave Privatë.
Më tej, Xama shkruan se po të shohësh të dhënat financiare të kompanisë Air Albania, kuptohet se deri më sot kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në 2024, ndërsa humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit. Teksa shprehet se kompania në vend të fitimeve nga promovimi i Ramës ka pësuar humbje, gazetarja ngre pyetje si është e mundur që asnjë nga institucionet e pavaruara si ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi.
POSTIMI I PLOTË:
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania apo ortakëve të saj (Turkish Airlines, MDN Investiment dhe Albcontrol), nuk ka asnjë pagesë për shërbimin e fluturimit që kompania i ofron kryeministrit Edi Rama.
Teza më e mundshme është një shpjegim që ka dhënë vetë z.Rama dikur, kur ka thënë se ka lidhur një marrëveshje promocionale me kompaninë, ku Air Albania përfiton publicitet e klientelë, ndërsa kryeministri mbulon shpenzimet për udhëtimet luksoze.
Pyetja që lind natyrshëm është se përse nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje në Deklaratën Vjetore të Pasurisë dhe Interesave Privatë kryeministri?
Një vit më parë, për një rast të ngjashëm kryebashkiaku i New York ,Eric Adams, është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për rryshfet pasi ka marrë bileta të klasit “business” e ku për koicidencë pala që i ka ofruar ka qënë kompania Turkish Airlines.
Po të shohësh të dhënat financiare të kompanisë Air Albania, kupton se deri më sot kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në 2024. Humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit.
Pra, ‘de facto’ kompania është në faliment! Po t’i shtojmë kësaj shifre dhe 53 milion USD detyrime që ka ndaj palëve të treta, gropa financiare e Air Albania arrin në 105 milion USD.
Atëherë çfarë ka përfituar kompania nga promovimi që i ka bërë kryeministri Edi Rama pasi nuk ka asnjë teori ekonomike që të shpjegojë rritjen e buxhetit të marketingut kur gropa financiare thellohet?!
Si ka mundësi që asnjë nga institucionet e pavaruara si ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi dhe nuk shtrojnë këto pyetje?
P.S.Në koment gjendet një kronikë nga emisioni Piranjat, të cilët e kanë trajtuar në detaje këtë temë.
ola xama edi rama
Politike
28 Qershor 2025, 09:36
r.ll
Serbët duke festuar Vidovdanin në Gazimestan
GAZIMESTAN- Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, ...
Politike
28 Qershor 2025, 07:04
r.ll
nigel farage, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të deputetit britanik, Nigel Farage. Ky i fundit...
Politike
27 Qershor 2025, 23:01
edi rama
TIRANË- Kryeministria ka reaguar sot lidhur me udhëtimin më charter të kryeministrit Edi Rama drejt Hagës, ku deklaroi se...
Politike
27 Qershor 2025, 22:43
N.F
Kurti
KOSOVË- 350 ushtarë të rinj janë betuar sot duke iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si pje...
Politike
27 Qershor 2025, 22:23
Fjori Sinoruka
erion veliaj
TIRANË- Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën ...
Politike
27 Qershor 2025, 22:03
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...
Politike
27 Qershor 2025, 20:16
Blerina Gjoka
edi rama
TIRANË- Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një...
Politike
27 Qershor 2025, 18:59
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA d...
Politike
27 Qershor 2025, 18:21
r.ll
fatmir limaj, albin kurti
KOSOVË- Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të zhvillojë takim me kryeministrin n...
Politike
27 Qershor 2025, 16:01
Dosja.al
foto ilustruese
TIRANË- Një ministër grek dhe tre zëvendësministra në Greqi kanë dorëzuar ditën e sotme dor&eu...