28 Qershor 2025, 09:36
Nga r.ll
Serbët duke festuar Vidovdanin në Gazimestan
GAZIMESTAN- Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, tradicionalisht festojnë Vidovdanin më 28 qershor, në kujtim të betejës kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389. Vidovdani festohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.
Policia e Kosovës, ashtu si në vitet e kaluara, ka një plan operativ dhe siguron organizimin e serbëve në Vidovdan, dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin "çdo provokim të mundshëm, t’i respektojnë ligjet dhe udhëzimet".
"Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’i kryer detyrat dhe kompetencat e saj ligjore, për të menaxhuar situatën e sigurisë dhe për të zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës në mënyrë që të garantojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim", thuhet në deklaratë.
Në vitet e kaluara, ka pasur edhe arrestime për, siç raportohet, "nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare". Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në prag të Vidovdanit se, sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, Serbia synon të provokojë incidente dhe se me këtë rast grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë organizuar për të ardhur në Kosovë.
"Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, duke mbajtur simbole nacionaliste serbe dhe ruse që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu kundër vlerave demokratike dhe evropiane", tha Kurti.
Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, vlerësoi se akuzat e Kurtit kundër Serbisë janë "të çmendura dhe të pabaza", dhe deklaroi se kryeministri i Kosovës në fakt dëshiron të "krijojë një alibi për planet e tij represive që dëshiron të zbatojë".
Në fillim të qershorit të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e vitit të kaluar të komunës së Graçanicës për lejimin e shfaqjes së flamurit serb me rastin e Vidovdanit. Gjykata deklaroi se kjo komunë me shumicë serbe kishte tejkaluar autoritetin e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare.
Ministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se përdorimi i simboleve nga ana e komunitetit serb "nuk përbën kërcënim për identitetin e askujt, por përkundrazi një afirmim të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave".
Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - reagoi ndaj këtij vendimi, duke vlerësuar se e njëjta gjë duhet bërë kur flamuri shqiptar të shfaqet në Kosovë. Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989. Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë./REL
serbi vidovdan gazimestan
Politike
28 Qershor 2025, 07:04
r.ll
nigel farage, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të deputetit britanik, Nigel Farage. Ky i fundit...
Politike
27 Qershor 2025, 23:01
edi rama
TIRANË- Kryeministria ka reaguar sot lidhur me udhëtimin më charter të kryeministrit Edi Rama drejt Hagës, ku deklaroi se...
Politike
27 Qershor 2025, 22:43
N.F
Kurti
KOSOVË- 350 ushtarë të rinj janë betuar sot duke iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si pje...
Politike
27 Qershor 2025, 22:23
Fjori Sinoruka
erion veliaj
TIRANË- Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën ...
Politike
27 Qershor 2025, 22:03
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...
Politike
27 Qershor 2025, 20:16
Blerina Gjoka
edi rama
TIRANË- Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një...
Politike
27 Qershor 2025, 18:59
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA d...
Politike
27 Qershor 2025, 18:21
r.ll
fatmir limaj, albin kurti
KOSOVË- Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të zhvillojë takim me kryeministrin n...
Politike
27 Qershor 2025, 16:01
Dosja.al
foto ilustruese
TIRANË- Një ministër grek dhe tre zëvendësministra në Greqi kanë dorëzuar ditën e sotme dor&eu...
Politike
27 Qershor 2025, 15:50
N.F
Johannes Volkmann
KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë nj&eum...