28 Qershor 2025, 12:15
Nga r.ll
genta vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu.
Vangjeli ka deklaruar se pasi Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori, rastin ku dokumentoheshin materiale zgjedhore dhe para në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, Policia e Shtetit ka nisur "hakmarrjen". Ajo shprehet se efektivët që denoncuan shkeljet zgjedhore, sipas deputetit të zgjedhur, Bledi Himçit, janë pezulluar ose ndaj tyre ka nisur procedim disiplinor.
Partia Demokratike ka dënuar këtë rast dhe paralajmëron se të gjitha rastet e abuzimit me pushtetin do të dokumentohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.
DEKLARATA E PLOTË E GENTA VANGJELIT:
Partia Demokratike dënon hakmarrjen politike ndaj efektivëve që zbatuan ligjin.
Nisur nga deponimet e strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me vijimin e procedimit penal të iniciuar pas publikimit të një videoje nga drejtuesi i opozitës, z. Sali Berisha, ku dokumentoheshin materiale zgjedhore dhe para në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, ju bëjmë me dije se:
Pasi Policia e Elbasanit referoi çështjen në Prokurori dhe kjo e fundit vijoi procedurat për ndjekjen penale të rastit, strukturat e Policisë së Shtetit janë vënë në funksion të një fushate hakmarrjeje politike.
Nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe me drejtimin e Ilir Prodës në Policinë e Shtetit, është ndërmarrë një seri masash disiplinore dhe ndëshkuese ndaj efektivëve që guxuan të veprojnë në përputhje me ligjin.
Konkretisht sipas informacionit të sjellë nga deputeti i zgjedhur, z.Blendi Himçi :
Është nisur procedim disiplinor nga Drejtoria e Standardeve ndaj shefit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Elbasanit, Kliton Zhari;
Është pezulluar nga detyra nëndrejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Sadik Kateshi;
Procedim disiplinor dhe transferim për shefin e krimeve të Komisariatit të Peqinit, Denis Sinani.
Këto masa përbëjnë një akt të pastër hakmarrjeje politike ndaj efektivëve që refuzuan të heshtin përballë manipulimit të zgjedhjeve dhe që ushtruan detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm.
E nga ana tjetër emra si Krenar Guçe, promovohen me poste si shpërblim për shërbimin në funksion të farsës zgjedhore zhvilluar në 11 Maj.
Partia Demokratike dënon me forcë këtë sjellje arbitrare dhe paralajmëron se të gjitha rastet e abuzimit me pushtetin do të dokumentohen dhe do të ndëshkohen sipas ligjit.
genta vangjeli
Politike
28 Qershor 2025, 09:52
r.ll
ola xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me përgjigjen e kryeministrisë p&...
Politike
28 Qershor 2025, 09:36
r.ll
Serbët duke festuar Vidovdanin në Gazimestan
GAZIMESTAN- Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, ...
Politike
28 Qershor 2025, 07:04
r.ll
nigel farage, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të deputetit britanik, Nigel Farage. Ky i fundit...
Politike
27 Qershor 2025, 23:01
edi rama
TIRANË- Kryeministria ka reaguar sot lidhur me udhëtimin më charter të kryeministrit Edi Rama drejt Hagës, ku deklaroi se...
Politike
27 Qershor 2025, 22:43
N.F
Kurti
KOSOVË- 350 ushtarë të rinj janë betuar sot duke iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si pje...
Politike
27 Qershor 2025, 22:23
Fjori Sinoruka
erion veliaj
TIRANË- Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën ...
Politike
27 Qershor 2025, 22:03
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...
Politike
27 Qershor 2025, 20:16
Blerina Gjoka
edi rama
TIRANË- Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një...
Politike
27 Qershor 2025, 18:59
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA d...
Politike
27 Qershor 2025, 18:21
r.ll
fatmir limaj, albin kurti
KOSOVË- Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të zhvillojë takim me kryeministrin n...