BIRN: Kryebashkiaku i Tiranës "lufton" akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok
erion veliaj TIRANË- Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën ...
Ai njoftoi gjithashtu se FSK është më e pajisur se kurrë më parë me sisteme moderne armatimi, dhe se brenda dy vitesh pritet ndërtimi i fabrikës së parë shtetërore për prodhimin e municioneve.
KOSOVË- 350 ushtarë të rinj janë betuar sot duke iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si pjesë e gjeneratës së dytë për vitin 2025. Në ceremoninë e betimit ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë fjalës së tij Kurti vlerësoi se FSK-ja po rritet shpejt drejt një ushtrie moderne, të aftë dhe me përbërje multietnike. Ai shtoi se vendi ka një ushtri profesionale, të përgatitur në aspektin profesional dhe logjistik, e cila përfaqëson garanci për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
“Në kohë kur bota përballet me kërcënime të ndryshme, Kosova nuk është më e vetmuar. Krah nesh janë aleatët dhe partnerët strategjikë. Ushtria jonë është e pathyeshme, sovraniteti i paprekshëm, dhe integriteti territorial i pacenueshëm”, deklaroi Kurti.
Ai njoftoi gjithashtu se FSK është më e pajisur se kurrë më parë me sisteme moderne armatimi, dhe se brenda dy vitesh pritet ndërtimi i fabrikës së parë shtetërore për prodhimin e municioneve.
“Sot, ushtria jonë është më e fortë se kurrë. E furnizuar me arsenal të avancuar ushtarak, dhe e trajnuar në përputhje me doktrinat e NATO-s, FSK po ndërton kapacitete të plota si një ushtri e denjë për sfidat e kohës dhe një partnere e besueshme për vendet aleate”, shtoi ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç disa ditë më parë deklaroi se Ushtria e Serbisë është më e fuqishme se kurrë dhe shtoi se vetëm një numër i vogël njerëzish e di çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi gjithçka është bërë në fshehtësi.
Sipas tij, Prishtina, Zagrebi dhe Tirana po krijojnë një aleancë ushtarake dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë të armatoset.
erion veliaj TIRANË- Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën ...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...
edi rama TIRANË- Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA d...
fatmir limaj, albin kurti KOSOVË- Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të zhvillojë takim me kryeministrin n...
foto ilustruese TIRANË- Një ministër grek dhe tre zëvendësministra në Greqi kanë dorëzuar ditën e sotme dor&eu...
Johannes Volkmann KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë nj&eum...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se në kuadër memorandumit që kanë me Këshill...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë për gazetarët theksoi se zgjed...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp akuzoi kartelin e tij p&eum...