Aktualitet

Një tjetër tërmet godet vendin/ Epiqendra në afërsi të Shijakut

27 Janar 2020, 07:36 Nga DOSJA
Një tjetër tërmet godet vendin/ Epiqendra në afërsi

Shqipëri- Të tjera lëkundje sizmike janë ndjerë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë.

Qendrës Europiane e Sizmologjisë ka njoftuar se në orën 01:40 të mëngjesit të sotëm, një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter ka goditur vendin.

Mësohet se epiqendra ka qenë në veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë sidomos në ndërtesat e larta për shkak të vibrimit në lartësi.

Pas tërmetit tragjik, të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku humbën jetën 51 persona në Shqipëri, një tjetër tërmet i fortë goditi Turiqinë pak ditë më parë. Deri më tani në Turqi raportohet për  35 të vdekur. Ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 1607 persona.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shijak termet ne shijak

Sondazh

Poll