Aktualitet

Koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë mbledh task-forcën: Jemi vend me risk të ulët. Drejtoresha e ISHP: Nuk është për

27 Janar 2020, 08:43 Nga DOSJA
Koronavirusi, ministrja e Shëndetësisë mbledh task-forcën:

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur sot Task-Forcën e ekspertëve për të marrë masa për koronavirusin, i cili po përhapet me shpejtësi jashtë Kinës. Nga mbledhja e Task-Forcës, Manastirliu ka bërë me dije masat e marra për koronavirusin dhe shtoi se rreziku për prekjen e vendit tonë është i vogël. Numri një i Shëndetësisë shtoi se Shqipëria me Kinën nuk ka lidhje të shumta dhe po ashtu nuk ka as linja direkte ajrore që ul akoma më shumë rrezikun. Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nuk duhet të jemi të frikësuar nga ky virus, pasi rreziku që të preket Shqipëria është shumë i vogël.

Deri më tani  numri i personave të vdekur ka shkuar në 81, ndërsa mijëra raste të tjera janë konfirmuar si të prekur. Raste me koronavirus janë shënuar edhe në Europë, më konkretisht në Bari të Italisë, shumë pranë vendit tonë.

Për të monitoruar situatën nga afër në Pekin ka shkuar edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas ekspertëve është mësuar se ky virus mund të jetë përhapur nga një supë e gatuar me lakuriq nate, ndërsa dyshohet nga ana tjetër se infeksionin mund ta kenë përhapur edhe gjarpërinjtë, një ndër ushqimet më të preferuara për kinezët. Kryeqendra e virusit është qyteti i Wuhanit, në të cilin po planifikohet ndërtimi i një spitali gjigand, ku edhe do të izolohen të gjithë të prekurit.

(A.B./k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë ministria e shendetesise koronavirusi në kinë ministria e shendetesise

Sondazh

Poll