Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së/ Kush janë EMRAT e shtatë kandidatëve që kualifikohen për fazën e dytë

Sipas njoftimit të SPAK në fazën e dytë kanë kaluar Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

26 Qershor 2025, 14:46 Nga E. D
Gara për kreun e BKH-së/ Kush janë EMRAT e shtatë
foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas njoftimit të SPAK në fazën e dytë kanë kaluar Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Gjithashtu kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.

Njoftimi i SPAK:

Komisioni i Përzgjedhjes në mbështetje të nenit 148/dh të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 34, të ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, të ndryshuar, në Rregulloren datë 06.01.2020, “Për procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së”, si dhe në njoftimin “Thirrje për aplikim për pozicionin “Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit”, në mbledhjen datë 25.06.2025 shqyrtoi aplikimet dhe dokumentacionin e depozituar nga 13 (trembëdhjetë) aplikues për pozicionin Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurimit për kandidatët e mëposhtëm:

Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Joni Keta

Kandidatët e përzgjedhur do të vazhdojnë konkurimin për fazat e tjera të procesit.

bkh spak

Sondazh

Poll