Aktualitet

"Plumbi i artë"/ Përplasje verbale në GJKKO, avokatët kërkojnë procescverbale të deklarimeve të Erion Alibejt

Sipas informacioneve, avokatët kanë kërkuar dorëzimin e 6 procesverbaleve të deklarimeve të mëparshme të Alibejt, të cilat sipas tyre, nuk i kanë në dispozicion dhe kjo pengon përgatitjen e mbrojtjes.

26 Qershor 2025, 12:58 Nga M.B
"Plumbi i artë"/ Përplasje verbale në GJKKO,
Erion Alibej

TIRANA- Në GJKKO është zhvilluar sot seanca për dosjen "Plumbi i Artë” ku mbrojtësit e të pandehurve kanë ngritur pretendime për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm për zhvillimin e pyetjeve ndaj të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej.

Sipas informacioneve, avokatët kanë kërkuar dorëzimin e 6 procesverbaleve të deklarimeve të mëparshme të Alibejt, të cilat sipas tyre, nuk i kanë në dispozicion dhe kjo pengon përgatitjen e mbrojtjes. Bëhet me dije se pas kësaj ka patur përplasje verbale mes trupës gjykuese dhe avokatëve.

"Plumbi i artë"

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

erion alibej

Sondazh

Poll