Aktualitet

Operacioni "Kredia"/ Zbardhet skema e mashtrimit, u merrte qytetarëve foto të kartës së identiteti e merrte kredi, në pranga, 33-vjeçarja (EMRI)

Bëhet e ditur se 33-vjeçarja mashtronte personat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.

26 Qershor 2025, 14:09 Nga E. D
Operacioni "Kredia"/ Zbardhet skema e mashtrimit, u merrte
foto ilustruese

LEZHË- Një 33-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi dyshohet për mashtrim financiar me të dhëna personale të disa shtetaseve. Bëhet e ditur se 33-vjeçarja mashtronte personat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare. 

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente bankare që pasqyrojnë transfertat e parave të përfituara nga kreditë, të cilat ishin derdhur në një llogari të administruar nga vetë e dyshuara.

Njoftimi i Policsë:

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka finalizuar operacionin e koduar “Kredia”, duke vënë në pranga një 33-vjeçare të dyshuar për mashtrim financiar me të dhëna personale të disa shtetaseve.

Sipas hetimeve paraprake, shtetasja D. C., banuese në Tiranë, prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur. Ajo mashtronte viktimat duke u kërkuar fotokopje të kartës së identitetit me premtimin e dhënies së ndihmës mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre personale, aplikonte dhe përfitonte kredi në institucione të ndryshme financiare.

Operacioni policor është rezultat i administrimit të shpejtë të 16 kallëzimeve të mbërritura nga qytetare të ndryshme që ranë pre e kësaj skeme mashtrimi.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente bankare që pasqyrojnë transfertat e parave të përfituara nga kreditë, të cilat ishin derdhur në një llogari të administruar nga vetë e dyshuara.

Policia njofton se hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht skemën kriminale dhe për të identifikuar të mundshëm bashkëpunëtorë të saj.

Sondazh

Poll