Aktualitet

Bastet rikthehen pa leje në mes të qyteteve, qindra pika në Tiranë punojnë pa u fshehur

Në çdo rrugë të qytetit të Tiranës, të dalin përpara plotë pika bastesh, ku luhen në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.

26 Qershor 2025, 13:16 Nga Dosja.al
Bastet rikthehen pa leje në mes të qyteteve, qindra pika në
Foto Ilustruese

TIRANË- Bastet sportive dhe lojërat e fatit në Shqipëri edhe pse me ligj nuk lejohen, janë shtruar si kërpudha pas shiut. Në çdo rrugë të qytetit të Tiranës, të dalin përpara plotë pika bastesh, ku luhen në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.

Dhe në Shqipëri nuk ka vetëm lojëra fati online, por edhe gara me qen, të cilat janë përhapur tej mase, më shumë seç kishte në kohën që lejoheshin me ligj. Por këto lojëra fati dhe baste sportive nuk janë vetëm në Tiranë. Tirana është kryeqendra e tyre, ku vetëm në pak kilometra rrugë, sheh dhjetëra pika bastesh sportive, të cilat maskohen me liçensën dhe nën petkun e 'Bar Kafe'.

Ndërkohë që pikat e basteve sportive janë shumuar edhe në qytetet e tjëra në vend si të mëdha por edhe qytezat e vogla si Gramshi, i cili është bërë si Las Vegas. Siç na njoftojnë qytetarët vetëm muajin e kaluar në Gramsh janë japur tre lokale të tilla bar kafe, por që nën to maskohen lojërat e fatit dhe pikat e basteve. Edhe në rrethe shpërndahen njësoj si përpara ndalimit. 

Ende nuk ka një përgjigje se si janë shtuar këto pika bastesh, ndërkohë që ajo që bën përshtypje është mesa duket për autoritetet ligjzbatuese në vend janë të padukshme. Këto shkelje që bëhen në rrugë të hapur, siç duket nuk vihen re nga Policia, por mund të jetë vetë kjo e fundit që i mbron këta. Ose dikush që është mbi policinë, e ka lejuar në mënyrë të paligjshme këtë, që të bëjnë para një grup njerëzish të zgjedhur dhe të mos paguajnë asnjë taksë./Dosja.al

bastet sportive dosja.al

Sondazh

Poll