Aktualitet

EMRI/ U vra nga biznesmeni italian, zbardhet identiteti i grabitësit shqiptar që u gropos, bashkëshortja e tij: Bëri gabim, por na lanë një fëmijë pa baba

Rusi, anëtar i bandës shqiptare që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit.

26 Qershor 2025, 14:21 Nga M.B
EMRI/ U vra nga biznesmeni italian, zbardhet identiteti i grabitësit
Foto ilustruese

ITALIA- Rivaldo Rusi është 26-vjeçari shqiptar, i cili u vra me armë zjarri nga një biznesmen italian, pasi tentoi t’i vidhte banesën në bashkëpunim me dy bashkatdhetarë të tjerë. Rusi, anëtar i bandës shqiptare që kishte tentuar vjedhjen në vilën në Centola, u gjet i groposur disa kilometra larg pronës së biznesmenit. Momentalisht mnde mbeten mister rrethanat e ngjarjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë mbeti i plagosur rëndë një nga hajdutët shqiptar, ndërsa tjetri u arratis.

Sipas mediave italiane, 60-vjeçari qëlloi disa herë me një pushkë gjuetie duke vrarë Rusin. Bëhet me dije se grabitësi tjetër i plagosur gjatë grabitjes nga 60-vjeçari, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli, u arrestua. Hetuesit kanë zbuluar se ai është me precedentë kriminal dhe ishte në arrati për vepra penale të kryera në Toskanë.

Kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet, shqiptari do të merret në pyetje për të treguar versionin e tij të asaj që ndodhi mbrëmjen e së dielës në vilën e biznesmenit. Ishte vetë sipërmarrësi, Aurelio Valiante, i cili zbuloi vendin ku e kishte fshehur trupin e Rivaldo Rusit. Ai e gjeti veten të rrethuar në shtëpinë e tij nga rreth 50 shqiptarë nga provinca e Casertës, përfshirë të afërm dhe miq të të riut të vdekur dhe të plagosur, të cilët donin hakmarrje.

Biznesmeni u paraqit në Prokurori me avokatin e tij, Antonello Natale. Gjatë marrjes në pyetje, pranoi se e kishte qëlluar 26-vjeçarin me armë zjarri dhe më pas e kishte fshehur trupin e tij. Në vendin e treguar nga biznesmeni, policia gjeti trupin dhe në ato momente në vendngjarje ndodheshin gruaja dhe vjehrra e viktimës.

“Ai bëri një gabim, por nuk duhej të kishte vdekur kështu. U varros si kafshë. Na la një fëmijë pa baba", thanë ato.

italia

Sondazh

Poll