Aktualitet

Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Cërrik-Belsh, shkaktohen dëme materiale

Dyshohet se shkak i zjarrit, për shkak të një defekti në motor dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

26 Qershor 2025, 13:57 Nga E. D
Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Cërrik-Belsh,
foto ilustruese

BELSH- Ditën e djeshme një incident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh ku një automjet është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak i zjarrit, për shkak të një defekti në motor dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Cërrik/Më datë 25.06.2025, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, dyshohet se për shkak të një defekti në motor, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin malazez L. L., 46 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

aksi cërrik-belsh

Sondazh

Poll