Aktualitet

Vdekja e dy fëmijëve në Berat, shefi i Pediatrisë: Shkaqet ende mister, erdhën pa jetë

26 Janar 2020, 19:31 Nga DOSJA
Vdekja e dy fëmijëve në Berat, shefi i Pediatrisë: Shkaqet

BERAT- Vladimir Kumaraku, shefi i pavionit të Pediatrisë në Spitalin e Beratit ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë, ku dy fëmijë 5 muajsh humbën jetën. Në një reagim, Kumaraku shprehet se ende nuk është mësuar shkaku i vdekjes, por shton se prindërit i kishin sjellë pa shenja jetë të dy fëmijët.

“Dy fëmijët binjakë erdhën pa shenja jete, kishin filluar shenjat që vdekja ka ndodhur minuta përpara. U mbajtën në repart derisa erdhi policia e Beratit, drejtoria, mjekësia ligjore dhe pastaj filluam procedurat për shkakun. Është një ngjarje që na trondit të gjithëve, por shkaku mbetet enigmë.

U dërguan në morgun e spitalit, atje vijoi më pas procedura. Nuk kanë qenë fëmijë në ndjekje mjekësore deri në çastin e vdekjes, familjarët i sollën pa shenja jete”, u shpreh shefi i Pediatrisë.

Një tragjedi ka ndodhur sot në Berat, pasi 2 fëmijë binjakë vetëm 5 muajsh kanë gjetur vdekjen. Sipas informacioneve mësohet se fëmijët binjakë kanë vdekur mëngjesin e sotëm  dhe  kanë  mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet foshnjat ne berat humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat vladimir kumuraku foshnjat ne berat humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat vladimir kumuraku

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2020, 14:57

VLORË– Shqiptarët njihen për sakrificat dhe situatat e vështira që pranojnë të kalojnë vetëm për jetën dhe shëndetin e plotë të fëmijëve ashtu sikurse bën ...