E RËNDË në Berat, humbin jetën dy fëmijë binjakë 5 muajsh. Spitali: Erdhën të vdekur
26 Janar 2020, 18:04Nga DOSJA
BERAT- Një tragjedi ka ndodhur sot në Berat, pasi 2 fëmijë binjakë vetëm 5 muajsh kanë gjetur vdekjen. Sipas informacioneve mësohet se fëmijet binjakë kanë vdekur mëngjesin e sotëm, dhe kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Dy djemtë që kishin iniciale të njëjta R.A. u dërguar në morgun e spitalit, ku iu nënshtuan dhe autopsisë dhe ekzamimit mjeko-ligjore, në bazë të të cilës u vërtetua se nuk kishin shenja helmimi, pasi ky ishte dyshimi i prindërve.
Sipas prindërve vdekja mund të ketë ardhur nga helmimi, pasi kishin konsumuar qumësht në kuti. Po ashtu mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se, në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune, por dyshojnë se fëmijët mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomë, ndërkohë që dërguar analozat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë dhe tashmë pritet përgjigja e tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Sipas familjarëve fëmijët gjatë ditëve të fundit nuk kishin pasur shenja sëmundjeje. Në mëngjes kur ishin zgjuar fëmijet gëzonin shëndet të plotë dhe duke qenë se ishte ftohtë në dhomën e tyre, e ëma i kishte zbritur në katin e parë tek e cila ishte ndezur soba me dru. Gjysëm ore më vonë ajo kishte vënë re se fëmijët nuk reagonin më. Nga ana tjetër dhe mjekët si arsye për humbjen e jetës kanë thënë se është tharja e arjit në dhomë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka dalë në përfundimin që Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm është rehabilituar, ndërgjegjësuar dhe penduar p...
TIRANË- Bandat e shqiptarëve në vende të ndryshme të botës kanë marrë hov dhe për autoritetet janë bërë një problem. Në deklarata të ndryshme, alarmi është...
TIRANË- Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze kërkojnë ndihmë përmes Top Channel për t’u rikthy...
GJERMANI-Të premten e 24 janarit në Rot am See të Gjermanisë një shqiptar vrau 6 familjarët e tij me armë zjarri, ku të 6 mbetën të vdekur në vend.I identifiku...
TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit 2019 rezultoi shkatërrues në Shqipëri, ku mijëra banorë humbën banesat e tyre, ose u janë dëmtuar e nuk mund të qëndrojnë në ...
ITALI- Gentin Kasa është shqiptari që u ekzekutua me armë zjarri në Romë. Policia Italiane konfirmon për gazetaren e Ora News, Alba Kepi se 35-vjeçari ka...
Aktualitet26 Janar 2020, 14:57
VLORË– Shqiptarët njihen për sakrificat dhe situatat e vështira që pranojnë të kalojnë vetëm për jetën dhe shëndetin e plotë të fëmijëve ashtu sikurse bën ...
Një shqiptar i Kosovës është vënë nën prangat e policisë italiane, pasi ai qarkullonte nëpër qytet duke mbajtur me vete një thikë.Shpesh herë kishte kërcënuar n...