Aktualitet

26 Janar 2020, 14:57 Nga DOSJA

VLORË– Shqiptarët njihen për sakrificat dhe situatat e vështira që pranojnë të kalojnë vetëm për jetën dhe shëndetin e plotë të fëmijëve ashtu sikurse bën çdo prind nëpër botë. Së fundmi një rast i dhimbshëm është publikuar nga JOQ, ku një qytetar nga Vlora ka kërkuar ndihmë nga banorët e tjerë për rastin e një burri që është në gjendje shumë të keqe ekonomike.

Ky person në Vlorë që ka nevojë për para, ka një vajzë të sëmurë nga zemra, e cila ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një operacioni, që kushton jashtëzakonisht shumë para.

Në foton e publikuar nga JOQ, babai me zemër të thyer qëndron me orë të tëra në mes të katër rrugëve, për të kërkuar paratë që i duhen për operacionin e së bijës.

Qytetari që ka dërgur fotot në Redaksinë e JOQ, k a treguar se ndihma që ai personalisht i ka dhënë nuk është e mjaftueshme, prandaj dhe është e nevojshme që shumëm njeërz të tjerë të ndihmojnë pëer këtë rast të dhimbshëm.

Kërkesa e qytetarit:

Pershendetje JOQ ky zotria ka qe dje ne mes te rruges ne “ Vlore “ qe kerkon ndihme per një operacion ne zemer te vajzes se tij! Mesa shof halli e ka katandisur te dal te lype. Une e ndihmova me dicka por nuk mjafton. Ekziston ndonje tjeter qe mund ta ndihmoje ? Operacionin e kryente neser ne 27/01/2020 Ndodhet tek Aleksandria ne Vlore ne mes te rruges. Ju lutem publikojeni se ndoshta dikush reagon.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nje qytetar kerkon para per vajzen e semure vlore nje qytetar kerkon para per vajzen e semure vlore

Sondazh

Poll