Aktualitet

Vdekja e foshnjeve në Berat, flet drejtoresha e spitalit: Erdhën pa jetë, nuk u dhamë dot ndihmën mjekësore

26 Janar 2020, 19:22 Nga DOSJA
Vdekja e foshnjeve në Berat, flet drejtoresha e spitalit: Erdhën pa

BERAT- Drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi, ka folur pas tragjedisë që ndodhi sot në këtë qytet, ky dy fëmijë vetëm 5 muajsh ndërruan jetë. Në një reagim për mediat  Shkëmbi ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe veprimet që janë bërë në spital duke tentuar shpëtimin e dy fëmijëve binjakë.

Sipas saj fëmijët nuk ishin paraqitur më parë në spital për vizita të tjera dhe pasi është kosntatuar vdekja janë dërguar në morg për ekzaminimin nga mjekësia ligjore.

Sot rreth orës 10’00 në shërbimin e Pediatrisë u paraqitën dy fëmijë binjakë të moshës 4 deri 5 muaj banues në lagjen Uznovë, shoqëruar nga nëna e tyre. Mjeku pediatër referon se fëmijët ishin të dy pa shenja vitale në momentin që kanë ardhur në spital dhe mund të kishin 1 orë që mund të kishin vdekur. Në këto kushte, mjeku thjesht ka konfirmuar vdekjen pa patur mundësi të jepte ndihmë mjekësore. Fëmijët nuk janë paraqitur më parë në spital për vizitë dhe nuk kemi informacion mbi historikun apo problematika për shëndetin e tyre. Fëmijët u transferuan në Morgun e Spitalit. Menjëherë u ftua mjekësia ligjore dhe policia për të gjetur shkakun e vdekjes”, u shpreh drejtoresha e spitalit.

Një tragjedi ka ndodhur sot në Berat, pasi 2 fëmijë binjakë vetëm 5 muajsh kanë gjetur vdekjen. Sipas informacioneve mësohet se fëmijët binjakë kanë vdekur mëngjesin e sotëm kanë dhe mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoresha e spitalit berat edlira shkembi foshnjat ne berat humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat drejtoresha e spitalit berat edlira shkembi foshnjat ne berat humbin jeten dy binjake ne berat tragjedi ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2020, 14:57

VLORË– Shqiptarët njihen për sakrificat dhe situatat e vështira që pranojnë të kalojnë vetëm për jetën dhe shëndetin e plotë të fëmijëve ashtu sikurse bën ...