Aktualitet

Mijëra banorë në rrugë pas tërmetit, qeveria bllokon bonusin e qirasë

26 Janar 2020, 15:57 Nga DOSJA
Mijëra banorë në rrugë pas tërmetit, qeveria bllokon

TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit 2019 rezultoi shkatërrues në Shqipëri, ku mijëra banorë humbën banesat e tyre, ose u janë dëmtuar e nuk mund të qëndrojnë në to. Pas tërmetit në kushtet e emergjencës mijëra banorë të prekur nga tërmeti u sistemuan në hotele e të tjerë në çadra.

Prej ditës së tërmetit e deri sot janë kaluar 2 muaj, por duket se sistemimi i qytetarëve nuk ka marrë zgjidhje. Ata që ishin në hotele kanë dalë prej tyre e tashmë duhet të jetojnë në qiell të hapur.

Banorët ankohen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti për bonusin e qirasë dhe tashmë detyrohet që të strehohen në çadra, ose të pagujnë vet hotelin. Dosja.al mëson se qeveria ka pezulluar dhënien e bonusit të qirasë, ku pas Durrësit probleme janë hasur dhe në Tiranë.

Bëhet me dije se qindra banorët qëndrojnë tek njësitë administrative për të marrë bonusin e qirasë, por prej 30 dhjetorit qeveria i ka bllokuar të gjitha fondet për bashkitë. Nuk dihet se sa do zgjasë kjo situatë, por banorët shprehen të shqetësuar me këtë situatë që rëndon akoma më shumë tragjedinë që i goditi në nëntor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne rruge pas termetit bonusi i qirase tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret ne rruge pas termetit bonusi i qirase tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2020, 14:57

VLORË– Shqiptarët njihen për sakrificat dhe situatat e vështira që pranojnë të kalojnë vetëm për jetën dhe shëndetin e plotë të fëmijëve ashtu sikurse bën ...