Aktualitet

Krimi i rëndë në familje/ 26-vjeçari shqiptar vret prindërit dhe të afërmit e tij, BILD: Sherr për trashëgiminë e pasu

26 Janar 2020, 16:15 Nga DOSJA
Krimi i rëndë në familje/ 26-vjeçari shqiptar vret

GJERMANI-Të premten e 24 janarit në Rot am See të  Gjermanisë një shqiptar vrau 6 familjarët e tij me armë zjarri, ku të 6 mbetën të vdekur në vend.

I identifikuar si Adrian S. 26 vjeç ka qenë në paraburgim që nga e shtuna, me dyshimin për vrasje të gjashtëfisht. Sipas informacionefve të para nga autoritetet gjermane, Adrian S. ishte i papunë.

Prej katër vitesh ai jetonte me babanë e tij në një banesë sipër restorantit “Perandori Gjerman”, ku ndodhi edhe akti i tmerrshëm i vrasjes makabre. Përpara restorantit Adrian S. qëlloi babanë, nënën, xhaxhain, tezen dhe dy motrat  e tij.  Ai plagosi rëndë gjyshërit nga babait, gjyshi i tij 68-vjeçar është ende në rrezik për jetën.

Nëna e autorit është akoma në jetë, por dy vajzat e saj i humbi si shkak i sulmit me armë zjarri që hapi i biri.

Fqinjët e përshkruajnë 26-vjeçarin si një njeri të vetmuar, ishte i përqendruar në lojërat në PC për çdo natë.

Sipas  mediave të huaja mësohet se i riu shqiptar në Gjermani vrau 6 familjarët e tij, për çështje pasurie. I dyshuari nga Rot am See nuk ka precedent penal dhe nuk ka bërë paraqitje në departamentin e policisë.

Nëna e tij ishte e divorcuar nga babai i tij dhe së fundmi jetonte në një qytet të vogël afër Offenburg. Një ditë më parë, nëna Silvia thuhet se kishte ardhur në Rot Am See me vajzën e saj nga martesa e parë dhe dy nipërit e mbesat. Sipas informacioneve paraprake, ajo kishte qenë në funeralin e nënës së saj në Gjermaninë Lindore.

 

Një mik i familjes gjithashtu mendon se e di arsyen e kësaj tragjedie. Gazeta Bild zbulon se gjyshja dhe familjarët e tjerë janë ekzekutuar nga 26-vjeçari sepse kanë pasur mosmarrëveshje për trashëgiminë. A ishte kjo arsyeja pse Adrian S. vrau gjithë familjen e tij? A ishte gjithçka për paratë? Studenti 26-vjeçar thuhet se nuk e ka rrëfyer arsyen e tij pëer vrasjen në polici.

Burimi: heidelberg24

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 26-vjeçari shqiptar vret 6 familjaret 6 te vdekur ne gjermani sulm me arme zjarri ne gjermani 26-vjeçari shqiptar vret 6 familjaret 6 te vdekur ne gjermani sulm me arme zjarri ne gjermani

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2020, 14:57

VLORË– Shqiptarët njihen për sakrificat dhe situatat e vështira që pranojnë të kalojnë vetëm për jetën dhe shëndetin e plotë të fëmijëve ashtu sikurse bën ...