Aktualitet

Plagosi dy të rinj një natë më parë, Policia arreston 66-vjeçarin në Korçë

26 Janar 2020, 14:09 Nga DOSJA
Plagosi dy të rinj një natë më parë, Policia arreston

KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se dy të arrestuarit kanë kosnumuar veprat penale, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vjedhja”.

Policia në reagim bën me dije se 66-vjeçari me iniciale K.H banues në fshatin Vashtmi, Maliq u arrestua pasi, “mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës shtetasin G. Ç., 25 vjeç, banues në Vloçisht, Maliq, si edhe shtetasin S. Xh., 30 vjeç, banues në Korçë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve”.

Ndërkohë një 21-vjeçar me iniciale A.T u arrestua pasi në lagjen nr. 1 dhe nr. 10, të qytetit të Korçës, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve A. P., dhe R. M., pajisje elektroshtëpiake dhe disa orendi të ndryshme. Për të dy rastet materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i moshuari policia korçe sherri ne korce arrestohet i moshuari policia korçe sherri ne korce

Sondazh

Poll