Politike

Samiti i NATO-s/ Rama diskuton me Rutte-n për Portin e Ri të Durrësit: Aleanca do të angazhohet për terminalin ushtarak

Rama ka publikuar disa foto nga takimi teksa shkruan se me Rutten folën për angazhimet e Samitit dhe Ballkanin Perëndimor.

24 Qershor 2025, 12:40 Nga M.B
Samiti i NATO-s/ Rama diskuton me Rutte-n për Portin e Ri të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HAGË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Rama ka publikuar disa foto nga takimi teksa shkruan se me Rutten folën për angazhimet e Samitit dhe Ballkanin Perëndimor. Ai shton se bisedian dhe për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

POSTIMI:

Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.

samiti i natos

Sondazh

Poll