Politike

Përplasje mes Dogjanit dhe policisë të pallati "Fahrie Hoti", deputeti: Këtu jemi në një vend diktatorial, gjthçka është në dorë të Ramës.

Me vendim të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Dogjani u ndalua të rrinte në vendin e rinumërimit të votave. 

23 Qershor 2025, 15:53 Nga r.ll
Përplasje mes Dogjanit dhe policisë të pallati "Fahrie
pamje nga pallati i sportit

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është përplasur me forcat e policisë të cilat kanë mbërritur në pallatin e sportit "Fahrie Hoti" po zhvillohet rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës. Me vendim të Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, Dogjani u ndalua të rrinte në vendin e rinumërimit të votave. 

Sipas KAS-it, Dogjani ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e vëzhgimit, duke intimiduar numëruesit, si dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e komisionit.

"Këtu jemi në një vend diktatorial. Gjithçka është në dorë të Ramës. Kërkojmë drejtësi për vjedhjen e votës.", është shprehur Dogjani. 

Më herët një përplasje tjetër ndodhi mes kandidatit të PD Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rusmali. Dogjani pretendoi se një fletë votimit ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, votë që ishte për të. KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.

asllan dogjani

Sondazh

Poll