Politike

Sulmet iraniane në Katar, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve në Gjirin Persik: Tregoni kujdes të shtuar! Ja ku duhet të kontaktoni në raste emergjente

Ministria u bën thirrje shqiptarëve të ndjekin njoftimet e autoriteteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar në çdo rast.

23 Qershor 2025, 20:33 Nga N.F
Sulmet iraniane në Katar, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve
Foto

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë një njoftim të rëndesishëm për shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik pas sulmeve iraniane në bazën ajrore Al Udeid. Ministria u bën thirrje shqiptarëve të ndjekin njoftimet e autoriteteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar në çdo rast.

Më tej në njoftim ministria thekson që qytetarët duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. Gjithashtu janë ndarë kontakte dhe email ku shqiptarët mund të kontaktojnë për informacion ose në rast emergjence.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]
Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: embassy.kuë[email protected]
Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]
Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881

Sulmet iraniane në Katar, Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve

ministria e jashtme sulmet iraniane në katar

Sondazh

Poll