Politike

VIDEO/ “As më r**het këtu për policinë fare”/ Dogjani ndërron mendje pas disa minutash: Kam respekt maksimal

KAS është shprehur se deputetit iu kërkua të përjashtohet sepse ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat e vëzhgimit, duke intimiduar numëruesit, si dhe duke kërcënuar dhe ofenduar anëtarët e komisionit.

23 Qershor 2025, 22:45 Nga r.ll
VIDEO/ “As më r**het këtu për policinë fare”/
pamje nga pallati i sportit

TIRANË- Një përplasje e fortë ka ndodhur mes kandidatit të PD-së Asllan Dogjani dhe anëtarit të KAS Ilir Rrusmajli në pallatin e sportit "Fahrije Hoti", gjatë procesit të rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Dogjani thotë se një fletë votimi ishte shpallur gabimisht e pavlefshme, ndërsa vota e qytetarit në atë fletë ishte për të. Më tej Dogjani akuzoi Rusmalin se i kanë hequr votat nga 4-5 dhe nuk e lënë as të fusin vëzhgues. Por KAS pretendoi se vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.

DEBATI:

Dogjani: Hajde shife sa e qartë është këtu!

Rusmaili: Shif se të nxjerr policia.

Dogjani: As më rruhet këtu për policinë fare. Hajde shife këtu është e paqartë vota. Vjedh votat ti dhe njofton policinë. Më bën mua presion me policinë ti. Vidhni vota, hajdutë. Nuk është hera e parë, gjithë ato vota që keni vjedhur deri tani. 4-5, 4-2, 4-5 në të gjitha kutitë e votimit. Zotërinj mos u tallni me votat e qytetarëve. Sepse kemi ditë e natë që rrijmë këtu. Hajde shihe se e ka shpreh vullnetin. Hajde shife si e ka shprehur vullnetin qytetari.

Nderkohë në momentin që ka mbërritur policia, për përjashtimin e tij nga ambientet ku po bëhet rinumërimi, Dogjani duket se ka ndërruar mendje. Përkrah një efektivi Dogjani është shprehur se ka respekt maksimal për ta.

asllan dogjani

Sondazh

Poll