Politike

Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama, takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte (FOTO)

Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trump për të shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto një rritje e madhe nga pragu i tanishëm prej 2 për qind.

24 Qershor 2025, 12:20 Nga M.B
Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama, takim me Sekretarin e
Mark Rutte dhe Edi Rama

HAGË- Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Hagë në kuadër të samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama, takim me Sekretarin e
Edi Rama dhe Mark Rutte

Takimi dyditor në Hagë ka për qëllim t’ia dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se NATO-ja është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj aleancës, dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për ta frenuar çdo sulm nga Moska.

Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama, takim me Sekretarin e

Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trump për të shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto një rritje e madhe nga pragu i tanishëm prej 2 për qind.

Samiti i NATO-s në Hagë/ Rama, takim me Sekretarin e

samiti i natos

Sondazh

Poll