Aktualitet

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë

26 Janar 2020, 13:11 Nga DOSJA
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë

TIRANË– Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme nga Policia. Një 61-vjeçar ka shkelur urdhërin e mbrojtjes së Gjykatës dhe ka shkuar në banesë dhe ka kërcënuar që të vrasë me thikë bashkëshorten.

61-vjeçari me iniciale F. B. kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe kishte ushtruar mbi të dhunë fizike dhe psikologjike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë vihet në pranga 61-vjeçari.

Sekuestrohet një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunuon gruan tirane burri dhunuon gruan tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2020, 10:24

TIRANË–  Ministri i Rindërtimi, Arben Ahmetaj ka prezantuar paraditen e sotme një platformë online të quajtur “Programi i Rindërtimit”, për qytetarët e pre...