23 Qershor 2025, 13:43
Nga M.B
Asllan Dogjani
TIRANA- Gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie është shtyrë për shkak të angazhimit të tij në procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Seanca ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por avokatët e Dogjanit depozituan një kërkesë për shtyrje, për arsye të angazhimeve të demokratit.
Asllan Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.
Sipas SPAK, në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvend. Më tej mësohet se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.
Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarët, SPAK konstatoi se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Sipas Prokurorisë, kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.
asllan dogjani
Politike
23 Qershor 2025, 13:39
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se farsa e 11 majit do të jetë objekt i një serie v...
Politike
23 Qershor 2025, 13:36
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se qeveria me kërc&eu...
Politike
23 Qershor 2025, 13:29
I.A
Ervin Salianji
TIRANË- Seanca gjyqsore për lirimin me kusht për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji është mbajtur dit&...
Politike
23 Qershor 2025, 13:27
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se administrata patr...
Politike
23 Qershor 2025, 13:17
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka dokumentuar që në disa qendra votimi për zgj...
Politike
23 Qershor 2025, 13:07
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sërish pamje skandaloze nga zgjedhjet e 11 majit, Duke folur...
Politike
23 Qershor 2025, 12:54
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit të ri për Zonat e Mbrojtura, duke e ...
Politike
23 Qershor 2025, 12:55
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ditën e sotme Grupi parlamentar i PPE-së në Kës...
Politike
23 Qershor 2025, 12:47
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Deputeti socialist njëherësh de kryetari i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit, Eri...
Politike
23 Qershor 2025, 12:37
M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ që...