23 Qershor 2025, 12:55
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ditën e sotme Grupi parlamentar i PPE-së në Këshillin e Europës, u njoh sot me një video shokuese nga zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Duke folur në konferencë me gazetarët, Lideri i opozitë theksoi se Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes videon shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabeve të 30 viteve më parë.
"Java që kaloi, ishte një javë jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë front. Në një sintoni të plotë përfaqësuesit e PD-së në Komitetin e Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian, nënkryetarët e PD-së, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, kryetarja e Komisionit për Integrimin, Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, deputeti Korreshi, deputetja Zheni Gjergji, paraqitën në aulën e tempullit të demokracisë, të vërtetën e zgjedhjeve, të cilat siç i theksoi miku i shquar gjerman, ishin si zgjedhje në Zimbabve 30 vite më parë.
Mendoj se përfaqësuesit e PD-së me fjalët e tyre, me argumentet që paraqitën, dëshmuan se Edi Rama është një armik i vërtetë i lirive dhe të drejtave themelore të shqiptarëve, është një armik i rrezikshëm i vlerave themelore të individit dhe shoqërisë së lirë, vlera të cilat bashkojnë kombet e lira Europiane. Sot beteja vazhdon po Strasburg. Por kësaj radhe vazhdon në asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, sesionit të saj. Dua të theksoj se si Parlamenti Europian ashtu dhe Këshilli Europës, patën si vëzhgues në këto zgjedhje, delegacionet më të mëdha që ata kanë dërguar ndonjëherë në Shqipëri.
Sot në Këshillin e Europës do të paraqitet nga kryetari i delegacionit të Këshillit Europës, që vëzhgoi zgjedhjet, raporti i parlamentarëve Europianë, anëtarë të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, Simone Billi. Ky raport është diskutuar sot në grupet parlamentare dhe do të diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare.
Zonja Albana Vokshi, e pranishme në grupin parlamentar të Partisë Popullore, paraqiti që në mëngjes një video shokuese, shokuese për audiencën, e cila tregoi se pse zgjedhjet në Shqipëri, ishin një farsë e tipit të Zimbabeve të 30 viteve më parë.
Edhe njëherë e them, pamjet e paraqitura në tempullin, në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ishin shokuese për audiencën.
Tani zhvillohet debati, në të cilat zgjedhjet janë, zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me zgjedhje me standardet Europiane, siç konstaton vetë delegacioni dhe rreshton aty një listë të gjerë problemesh themelore, manipulimesh, mashtrimesh, blerje vote, por komentet dëshiroj ti bëj pasi raporti të miratohet në asamblenë parlamentare," tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Qershor 2025, 12:47
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Deputeti socialist njëherësh de kryetari i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit, Eri...
Politike
23 Qershor 2025, 12:37
M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ që...
Politike
23 Qershor 2025, 12:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës po vijojn ende në pallatin e sportit “Farie Hoti”. B&...
Politike
23 Qershor 2025, 12:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijon procesi i runumërimit të votave për qarkun e Tiranës teksa janë rihapur 464 kuti votimi. Nga re...
Politike
23 Qershor 2025, 11:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme u lancua sot portali E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë ku gjatë prezantimit mor&...
Politike
23 Qershor 2025, 11:32
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&e...
Politike
23 Qershor 2025, 10:01
M.B
Majlinda Bufi
TIRANA- Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e so...
Politike
23 Qershor 2025, 07:39
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët në Kosovë do të mblidhen sërish sot në një tentativë të radh&eum...
Politike
22 Qershor 2025, 18:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SHBA sulmoi centralin bërthamor të Iranit. Me anë të një postimi n&eu...
Politike
22 Qershor 2025, 15:40
E.d
Anuela Ristani
TIRANË- Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas ankes...