23 Qershor 2025, 13:07
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sërish pamje skandaloze nga zgjedhjet e 11 majit, Duke folur në konferencë me gazetarët, Lideri i opozitës u shpreh se Shqiptarët do ngrihen për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore. Sipas tij nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë.
"Tani, dua të njoh shqiptarët me videon që shokoi audiencën dhe është dëshmi e një përpjekje të jashtëzakonshme që po bën opozita në luftën kundër aktualisht, armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që ka emrin Edi Rama dhe farsës së tij elektorale. Edhe njëherë, për çdo qytetar që vlerëson lirinë, vlerëson votën dhe fjalën e lirë si themele, të lirive të tij, ai që të merr këto, është armiku yt me i egër pavarësisht nga kombësia, pavarësisht nga shtetësia, pavarësisht se çfarë është, ai është armiku numër 1 i yti me të cilin duhet të përballesh.
Tani, imagjinoni pak kjo, është farsa. Janë me titra, flet vetë, komisioner ai po voton. Krimineli elektoral me uniformë komisioneri e nxjerr prap votën. Nuk ndalet, prap votë. Komisineri kontrollon fletën e votimit, para se ai ta hedhë në kutinë e votimit. Një person merr 4 fletë votimi. E patë. Përsëri. Ky është fytyra e votimit. Aty rri dhe i udhëzon, komionerja. Gjatë ditës komisionerët votojnë në emër të zgjedhësve. Nuk ka sekret më votën, të gjitha i kontrollon komisioneri ose voton vetë komisioneri. Komisioneri në dhomë të fshehtë duke orientuar. Këto i keni parë ju, por i pa dhe Europa. E quajta të domosdoshme të njoh shqiptarët me përpjekjen e jashtëzakonshme që ne po bëjmë për të dëshmuar atyre dhe botës, farsën e turpshme të 11 majit të narkokryeministrit, apo narkodiktatorit Edi Rama dhe shtetit të tij të drogës, narkoshtetit të tij.
Nuk mundet kurrë ndërgjegjja e një njeriu të pranojë këtë farsë. Por sido qoftë ne e bëjmë këtë si detyrim. Natyrisht përgjigja dhe zgjidhja është vetëm tek shqiptarët, në dorën e tyre. Do të tolerojnë ata një poshtërim të tillë, do të tolerojnë ata një qeveri legjitimiteti i të cilës nuk ekziston, pushteti i të cilës bazohet në një farsë të turpshme elektorale apo do të ngrihen ata për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si njerëz të qytetëruar. Unë besoj tek e dyta dhe këtu qëndron Partia Demokratike e cila kurrë nuk do ti pranojë këto zgjedhje," tha Berisha.
sali berisha
Politike
23 Qershor 2025, 12:54
M.B
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit të ri për Zonat e Mbrojtura, duke e ...
Politike
23 Qershor 2025, 12:55
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ditën e sotme Grupi parlamentar i PPE-së në Kës...
Politike
23 Qershor 2025, 12:47
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Deputeti socialist njëherësh de kryetari i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit, Eri...
Politike
23 Qershor 2025, 12:37
M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ që...
Politike
23 Qershor 2025, 12:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës po vijojn ende në pallatin e sportit “Farie Hoti”. B&...
Politike
23 Qershor 2025, 12:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijon procesi i runumërimit të votave për qarkun e Tiranës teksa janë rihapur 464 kuti votimi. Nga re...
Politike
23 Qershor 2025, 11:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme u lancua sot portali E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë ku gjatë prezantimit mor&...
Politike
23 Qershor 2025, 11:32
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&e...
Politike
23 Qershor 2025, 10:01
M.B
Majlinda Bufi
TIRANA- Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e so...
Politike
23 Qershor 2025, 07:39
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët në Kosovë do të mblidhen sërish sot në një tentativë të radh&eum...