23 Qershor 2025, 12:37
Nga M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar sot në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Aktin Normativ që lidhet me buxhetin e vitit 2025 teksa tha se ky ndryshim vjen në kuadër të nevojës për rishikimin e disa projekteve të domosdoshme. Sipas tij në total, fondi për alokim arrin në 11.8 miliardë lekë dhe bazohet në disa shtylla kryesore.
Gjatë prezantimit u tha se propozimi përmban rialokimin e këtyre 11.8 miliardë lekëve, duke synuar forcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit në AKSH, si dhe rishpërndarjen e fondeve brenda ministrive.
Deputeti socialist Denis Deliu e pyeti duke u ndalur te mundësia e rritjes së pagave për policët, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës duke argumentuar se ky adresim vjen si reagim ndaj ankesave të shumta.
Pjesë nga diskutimi në Komision:
Malaj: Këto ndryshime u hartuan për të reflektuar disa zhvillime në buxhetin e shtetit për vitin 2025. Hartimi i këtij akti u krye pas analizës pesëmujore që Ministria e Financave i bëri të ardhurave dhe shpenzimeve. Nga kjo analizë rezultoi se kishte nevojë për ndryshime në buxhetin e vitit 2025, duke marrë në konsideratë ecurinë e projekteve deri në këtë fazë, si dhe nevojën për një përdorim sa më efikas të fondeve të alokuara për investimet publike. Kjo çoi në parashikimin e ri të disa parametrave buxhetorë, me synimin për t’i harmonizuar me zbatimin real të buxhetit të vitit 2025.
Siç është tashmë kushtetuese, rishikimi i buxhetit duhet të bëhet me akt normativ, si një instrument ligjor që vepron me forcë të menjëhershme. Kjo urgjencë buron nga nevoja për të siguruar përdorimin efikas të fondeve publike dhe rialokimin e menjëhershëm të tyre drejt atyre projekteve investimesh që kanë pasur një ecuri më të mirë. Në mënyrë të përmbledhur, përmes këtij Akti Normativ propozohet rialokimi i 11.8 miliardë lekëve, me fokus në forcimin e kapaciteteve për sigurinë kibernetike dhe teknologjinë e informacionit në AKSH, si dhe rishpërndarjen e fondeve brenda ministrive.
Deliu: Shoh këtu mbështetje për Ministrinë e Brendshme. Si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, kemi marrë ankesa nga punonjës të policisë të cilët nuk kanë marrë ende pagesat për orët shtesë, si dhe disa dieta e shpërblime. Në vijim të kësaj, dua të pyes nëse do të ketë një rritje page për Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës?
Malaj: Ashtu siç kemi sqaruar në relacionin që i kemi paraqitur Komisionit, nuk kemi dhënë fonde shtesë për nevojat që mund të kenë paraqitur disa prej ministrive. Ministrisë së Brendshme, në fakt, i janë alokuar disa fonde shtesë për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe për Gjendjen Civile, për të mbuluar detyrime të prapambetura. Për vitin 2025, nuk kemi parashikuar rritje page.
komisioni i ligjeve
Politike
23 Qershor 2025, 12:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës po vijojn ende në pallatin e sportit “Farie Hoti”. B&...
Politike
23 Qershor 2025, 12:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijon procesi i runumërimit të votave për qarkun e Tiranës teksa janë rihapur 464 kuti votimi. Nga re...
Politike
23 Qershor 2025, 11:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme u lancua sot portali E-Legjislacioni në Kuvendin e Shqipërisë ku gjatë prezantimit mor&...
Politike
23 Qershor 2025, 11:32
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit t&e...
Politike
23 Qershor 2025, 10:01
M.B
Majlinda Bufi
TIRANA- Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme paraditen e so...
Politike
23 Qershor 2025, 07:39
M.B
Kuvendi i Kosovës
KOSOVA- Deputetët në Kosovë do të mblidhen sërish sot në një tentativë të radh&eum...
Politike
22 Qershor 2025, 18:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SHBA sulmoi centralin bërthamor të Iranit. Me anë të një postimi n&eu...
Politike
22 Qershor 2025, 15:40
E.d
Anuela Ristani
TIRANË- Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas ankes...
Politike
22 Qershor 2025, 13:53
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me sulmet amer...
Politike
22 Qershor 2025, 12:33
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me sulmet amerikane n...