Politike

Farsa e 11 majit/ Berisha: Administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet. Ka disa propozime që duhen parë

Berisha theksoi gjithashtu se ka shumë njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët.

23 Qershor 2025, 13:27 Nga E. D
Farsa e 11 majit/ Berisha: Administrata patronazhiste nuk mund të
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi se administrata patronazhiste nuk mund të administrojë zgjedhjet. Sipas tij ka disa propozime që duhen parë. Berisha theksoi gjithashtu se ka shumë njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët.

"Ka një propozim në rekomandimet që thuhet ti bëjnë administrata. Por në botë, nëse ka një administratë që nuk mund ti bëjë, sepse është e tëra patronazhiste, është administrata shqiptare.
Ajo do parë. Duhet studiuar përpara. Pse? Kur miratohej ligji i vetingut, unë me ato njohuri që kisha të gjendjes në Shqipëri, u thoja që do të krijoni një vakum, do të asgjësoni procesin gjyqësor.

Jo më thoni. Ka kaq shumë njerëz. Njerëz të korruptuar, të turpshëm, sepse ata u bënë promotorë të asgjësimit të drejtësisë për shqiptarët dhe sot nuk ka njerëz. A mund të gjinden, nuk mund të them. A mund të gjinden komisionerët, por nuk është për të mos u hetuar, për të mos u konsideruar," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll